FRD: Administrata publike po shnërrohet në administratë partiake
Partia "Fryma e Re Demokratike" kritikon shndërrimin e administrates publike në administratë partiake.Sekretari për burimet njerëzore dhe shefi i departamentit te administrates publike në FRD Andi Seferi, shprehu shqetësimin e thellë për situatën e rëndë në të cilën ndodhet administrata publike."Prej ditësh administrata është vendosur nën presionin e pushtetit për të mbushur sallat e boshatisura të mitingjeve paraelektorale të drejtuesve të Partisë Demokratike, për tu përdorur si dekor elektoral në ceremoni politike si dhe për të deklaruar qëndrime politike populiste pro qeverisë dhe partisë në pushtet."Në kundërshtim me statusin e nëpunësit civil dhe statusin e institucioneve të pavarura publike qindra punonjës të administratës publike, punonjës të institucioneve arsimore, shëndetësore, sportive, artistike e kulturore janë detyruar të marrin pjesë në aktivitetet elektorale të pushtetit, si dhe të firmosin peticione të gatshme të ardhura nga zyrat e Partisë Demokratike, në mbrojtje të kryeministrit dhe ambicieve të tij politike, me të njëjtën formë presioni dhe sjellje diktuese populiste si format represive të Vullnetarëve të Enverit më 1991. Kudo që pushteti shkon të festojë përvjetorin e zyrave të partisë, mbyllen shkollat dhe qendrat e punës dhe të gjithë së bashku, me urdhër, mësues, nxënës e mjekë vihen në rresht për të brohoritur kryetarin e partisë – shtet" tha ai."Fryma e Re Demokratike" i ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës civile dhe atyre në sektorët publike, që me kurajë e qytetari të mos pranojnë nënshtrimin e tyre politik përpara presionit të pushtet dhe të mposhtin frikën për t’i treguar pushtetit aktual se qytetaria që rrëzoi sistemin komunist më 1990 nuk mund të mbetet peng 22 vjet më vonë nga ish sekretarët e partisë të atij sistemi.Gjithashtu FRD garanton punonjësit publikë dhe ata të administratës se pas 6 muajve kur kjo qeveri nuk do të ketë më mundësi të marrë vendime mbi jetën, punën dhe liritë e tyre, ata do të përfitojnë të gjitha të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi,"FRD do të imponojë një sistem merite, konkurrimi dhe vlerësimi të kundërt me modelin e tanishëm represiv e militantë. FRD nuk do të pranojë vijimin e praktikave abuzive të ndarjes së pushtetit në torta partiake dhe se me politikat e saj do të bëjë të mundur heqjen e Shqipërisë nga lista e vendeve me administratë të politizuar dhe të paaftë" përfundoi Seferi.