Reshjet e dendura të shiut, shkaktojnë përmbytje në Berat e Fier
Shirat e rënë ditëve të fundit kanë bërë që në shumë zona edhe të Beratit të ketë përmbytje masive. Shumë problematike situata paraqitet në urën Vajgurore, ku mjaft banesa tashmë janë nën pushtetin e ujit, duke mos kursyer asnjë gjë.Në zonat e tjera të Beratit për shkak të prurejeve të shumta të ujit, Osumi ka dalë nga shtrati duke përmbytur mjaft toka bujqësore dhe duke i sjellë dëme të mëdha fermerëve të zonës, që nuk kanë nga të gjejnë një zgjidhje.Si pasojë e daljes së lumit Osum nga shtrati ka pasur përmytje edhe të banesave dhe për pasojë, 50 banesa janë nën ujë dhe disa nga banorët janë larguar vetë nga shtëpitë, duke ndjerë rreziku i madh që u kanoset.E njëjta situata paraqitet edhe në Fier ku Gjanica pas daljes nga shtrati përmbyt një sërë familjesh duke i izoluar tërësisht. Shkak i daljes së Gjanicës nga shtrati është bërë edhe ngushtimi i i shtratit të lumit, kunë disa vende niveli i ujit arrin edhe deri në 50 cm.Nga ana tjetër banorët ndihen të rrezikuar edhe nëse situata do të vazhdojë kështu ata nuk dinë se si ta përballojnë duke bërë apel edhe për ndihmë.