Haxhinasto firmos marrëveshjen për TAP-in
Projektit të gazjellësit Trans Adriatik i shtohen gjasat për të qenë fitues. Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me TAP u shpreh mjaft optimist në lidhje me këtë projekt dhe përfitimet që pritet të ketë vendi ynë."Kjo marrëveshje vendos të gjitha marrëdhëniet e bashkëpunimit mes kompanisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e gazsjellësit i cili është i një rëndësie shumë të madhe për Shqipërinë dhe rajonin. Kjo është një marrëveshje shumë solide për sa përket përfitimeve nga ky gazsjellës si dhe do të ketë një impuls për një vendimarrje pozitive për zgjedhjen e TAP-it si projektin fitues. Të gjitha gjasat janë pozitive që ky do të jetë projekti fitues dhe impaktin e tij e kemi të qartë. Do të rrisë sigurinë energjitike, do të ketë impakte të jashtëzakonshme në zhvillimin e Shqipërisë dhe të rajonit. Ky projekt do të bëjë të mundur rritjen e punësimit të shqiptarëve, krijimin e tregut të gazit dhe uljen e kostos të energjisë” tha Haxhinasto.Ndërkohë që drejtori ekzekutiv i konsorciumit TAP, Kjetil Tungland përmendi rëndësinë e këtij projekti.“Marrëveshja që ne po nënshkruajmë është shumë e rëndësishme pasi përcaktohet mënyra se si do të veprohet nëse fiton TAP.Në pikat e kësaj marrëveshjeje janë përcaktuar të gjitha standartet teknike,mjedisore apo shëndetsore që duhet të plotësohen.TAP është një projekt që kap shumën e 1 miliard eurove dhe pritet të ndikoj në punësim dhe në zhvilllimin e infrastrukturës së gazit” tha ai.Më herët, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto, ka firmosur edhe një marrëveshje bashkëpunimi në lidhje të projektit të gazësjellësit me kompaninë e energjisë gjermane E-ON Ruhrgas, për furnizimin e Shqipërisë me gaz natyror.Vendi për projektin fitues pritet të merret në qershor prej konsorciumit të SHAH DENIZ.