PDIU: Të jepet leja për ndërtimin e xhamisë së Tiranës

PDIU, i bën thirrje qeverisë dhe bashkisë së Tiranës që të përshpejtojnë procedurat për dhënien e lejes për ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës.Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja thekson se Komuniteti Musliman Shqiptar kërkon me të drejtë është një leje për një objekt kulti që është zvarritur për një kohë tejet të gjatë."Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet do të kërkojë me forcë nëpërmjet  këshilltarëve të saj në këshillin e Bashkisë së Tiranës që kësaj çështje t’i jepet një zgjidhje sa më e shpejtë. PDIU beson se këtij komuniteti i takon të ketë një xhami të madhe dhe dinjitoze në Tiranë duke qenë se më shumë se gjysma e besimtarëve shpesh detyrohen të falen jashtë, në qiell të hapur dhe në shi" thuhet në deklaratën e PDIU-së.Sipas PDIU-së, nëqoftëse ka probleme prone kjo forcë politike është gati të propozojë që Komunitetit Musliman t’i jepet pronë shtetërore si kompensim të qindëra pronave që ende nuk i janë kthyer."Faktikisht shumë institucione publike sot janë të ndërtuara në troje që i përkasin këtij komuniteti  dhe për këto prona nuk është dhënë asnjë lloj kompensimi deri më tani. PDIU eshte e bindur qe ndertimi sa me shpejt I kesaj xhamie eshte nje akt ne dretimin e duhur per te forcuar nje nga vlerat me te medha te kombit tone ,harmonise fetare" përfundon deklarata e PDIU-së .