Shkodër, treni përplas makinën, plagoset drejtuesi i mjetit
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Shkodër-Guri i Zi, ku treni i linjës Tiranë-Shkodër ka përplasur një makinë. Sipas informacioneve paraprake në lidhje me ngjarjen, e cila ka ndodhur në fshatin Vukatanë, mësohet se makina po kalonte mbikalimin e hekurudhës dhe nuk e ka vënë re trenin. Si pasojë drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë.Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur efektive te policise te cilet kane zbardhur edhe rrethanat e ketij aksidentit, fatmiresisht pa viktima. 25 vjecari, Elvis Selimi ka qene duke drejtuar mjetin e tij tip “Volsvagen”, ne mbikalimin e fshatit Vukatane ku nuk ka pare trenin e linjes Shkoder Tirane, i cili e ka perplasur duke e hedhur mjetin rreth 50 meter tutje. 25 vjecari eshte derguar ne spitalin rajonal te Shkodres ku po merr edhe ndihmen e duhur mjekesore.Ngjarja rikthehen edhe njehere ne vemendje ceshtjen e mbikalimeve te paligjshme te cilat ndodhen ne territorin e qarkut te Shkodres, pergjate te gjithe linjes hekurudhore qe lidh Shkodren me pjesen tjeter te vendit.