Nis ndërtimi i rrugës "Pandi Stillo"
Bashkia po investon në rehabilitmi dhe asfaltimin e rrugës “Pandi Stillu” në kryeqytet. Gjendja e kësaj rruge është tërësisht e amortizuar dhe banorët u shprehen se përveç baltës kjo rrugë pengon seriozisht kalimin e tyre.Punimet në të kanë filluar ndërsa Kryebashkiaku Basha tha se bashkia rikthehet në këtë rrugë pas 5 vjetësh por ndryshe nga Rama kjo zonë do të urbanizohet por jo duke ndërtuar pallate e shkatërruar shtëpi.Basha tha se kjo është një nga zonat që do të ketë vëmendjen e bashkisë në kohën kur do të nisë edhe zgjatimi i bulevardit nga stacioni i trenit në drejtim të Paskuqanit për të cilin Z. Basha do të jetë në Abu Dhabi, për të diskutuar mbi financimin me 50 milionë euro.Rruga e cila nuk ka njohur investime të mëparshme është afër nënstacionin elektrik dhe në të ndodhen mjaft shtylla të tensionit të lartë. Basha tha se gjithçka është përa në përpikëmëri edhe në këtë drejtim.Në projektin e bashkisë thuhet se rruga është 350 m, gjërësi 6 m. trotuare në të gjitha krahët si dhe është bërë sistemi nëpërmjet kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. Në këtë zonë jetojnë rreth 4000 banorë dhe rrugën do të kenë plotësisht të kalueshme në prill të 2013. Ndërsa vlera e këtij projekti financuar nga bashkia e Tiranës është 35 milionë lekë.