Nishani: Sulmi ndaj gjyqtares së Vlorës, i papranueshëm
Presidenti Bujar Nishani ka shprehur sot solidaritetin ndaj gjyqtares së Vlorës Mirela Mishgjoni e cila u sulmua dy ditë më parë me acid sanitar në fytyrë.Duke folur në mbledhjen e KLD-së, kreu i shtetit e cilësoi si të papranueshëm sulmin ndaj gjyqtares ndërsa shtoi se ky institucion do të jetë gjithmonë në mbështjetje të punës së gjyqtarëve në të gjithë vendin.“Sulmi ndaj gjyqtares është i papranueshëm dhe kriminal.Askush nuk mund të cënojë dinjitetin dhe jetën e gjyqtarëve. I uroj shërim të shpejtë gjyqtares Mirela Mishgjoni. Ne shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për punën e të gjithë gjyqtarëve” theksoi Nishani.Dy ditë më parë gjyqtarja e Vlorës, Mirela Mishgjoni u sulmua nga një person i panjohur, i cili i hodhi acid në pjesën e fytyrës dhe të kraharorit.VIJON....