Reshjet e shiut, përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona
Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit.Kështu si pasojë e reshjeve me intensistet të lartë, lumi Gjanica ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e disa shtëpive dhe subjekteve tregëtare në qytetin e Fierit.Gjithashtu mësohet se aksi Fier-Lushnje është i bllokuar në kthesën e Mbrostarit, pasi 300 metra rrugë është e përmbytur duke bërë që automjetet të qërkullojnë përmesa aksit të vjetër Fier-Kolonjë.Ndërkohë, grupet e punës nga bashkia dhe prefektura e Fierit janë në terren dhe po inspektojnë zonat e përmbytura. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që lumi Gjanica del nga shtrati dhe shkakton përmbytje.Gjithashtu shirat e rrëmbyer kanë shkakruar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.Mësohet se probleme ka pasur në tre pika të aksit Gjirokastër-Tepelenë, në Subash, Ujin e Ftohtë dhe në fshatin Luzat.Ndërkohë fadromat janë duke punuar për të zhbllokuar aksin Gjirokastër-Tepelenë nga rrëshqitja e dherave dhe mësohet se dy pika të këtij aksi janë të hapura ndërsa po punohet për hapjen e plotë të rrugës.Probleme si pasojë e reshjeve ka pasur edhe në qarkun e Lezhës ku dhjetra banesa në lagjen e Portit në Shëngjin janë nën ujë ndërsa mësohet se një nga familjet e prekura nga kjo lagje është evakuuar nga policia.Gjithashtu, përmbytje janë shkaktuar në tokat e fushës së Torovicës, zonës së Kakarriqit si dhe në komunat Balldren dhe Zejmen.