PR mbështet zgjerimin e koalicionit të PD majtas, Madhi: S’ka më dasi ideologjike në politikë

Përballë një fushate elektorale që ka filluar vrullshëm, mazhoranca qeverisëse shkon më e sigurtë në zgjedhjet 2013 me një koalicion të zgjeruar. Ky konstatim vjen nga aleati i PD, tashmë i deklaruar në frontin përkrah PD në një koalicion parazgjedhor, Partia Republikane.Nënkryetari i PR, Arjan Madhi për Ora News mbështeti edhe qëndrimin e kryetarit të selisë blu për zgjerim të aleancave majtas, pasi sipas tij realiteti politik shqiptar ka vërtetuar se nuk mund të flitet më për dasi ideologjike, ndryshimin sipas tij e bën vetëm konceptimi dhe mënyra si qeveriset.“Sipas pikpamjes sime kjo s’përbën një rast se pse mazhoranca po kërkon të kalojë përtej spektrit të djathtë, pra majtas. Tani është provuar se dasitë nuk janë më ideologjike, por mënyra si konceptohet qeverisja. Lufta e partive politike që ka filluar ka tiparet e fushatës, por nuk është e tillë në kuptimin klasik. Por është e pashmangshme që kjo periudhë të mos parapregatitë një gjë të tillë. Ky është rasti i parë që ndodh dhe nuk është e mirë kjo. Sa më shumë të tensionohet klima politike, aq më pak i bën mirë klimës së një civilizimi të shoqërisë sonë. Deri tani skemi marrë shenja që do kemi spekulim të zgjedhjeve, veprim ky që do të meritonte ndëshkimin më të madh. Ndryshe nga herët tjera, mbase veprimtaria politike është e imponuar nga veprimi i një force politike të madhe që është PS që filloi me mjetet e saj një program komunikimi me votuesit. PS në mënyrë indirekte pranon faktin se nuk ka qenë pranë tyre dhe kërkon të dialogojë me njerëzit” deklaroi ai.Lidhur me përgatitjen e vetë PR për zgjedhjet parlamentare, Madhi tha se po punohet në mënyrë intensive për hartimin e planit taktik dhe të programit elektoral.“PR shtë në një aktivitet politik, përfunduam konferencën e degës së partisë Kamëz ku bëmë një riorganizim të fuqishëm, kanë qenë të pranishëm 450 delegatë.PR po punon në mënyrë intensive dhe po harton planin e saj taktik, programin elektoral. PR teorikisht mundësitë i ka jo më pak se katër apo pesë deputetë, ne kemi eksperiencë të mjaftueshme të intensifikojmë punën tonë. Ne kemi qenë pjesë komplomentare e kësaj mazhorance sëbashku me PDIU. Edhe në rastet kur ka munguar vota e LSI në raste të ndryshme PR dhe PDIU ka qenë atje me votat e saj, duke shmangur tensionet bashkëqeverisje. Me PR dhe PDIU kjo mazhorancë ka qenë e sigurtë edhe përballë votave të munguara nga LSI” theksoi madhi.I pyetur se ku do ta kërkojë elektoratin Partia Republikane ai u përgjigj:“Kur ne politikanët po përpiqemi të rrafshojmë dasitë ideologjike, të jeni të bindur se po kaq të zgjuar janë edhe votuesit. Individi është bërë promotor elektoral. Republikanët janë votuar dhe do të votohen për programin e tyre politik dhe sjelljen politike të saj” përfundoi ai.