Kukës, vodhi laboratorin e informatikës, në pranga 25-vjeçari
Një 25 vjeçar është prangosur pasditen e së enjtes pasi ai ka vjedhur laboratorin e informatikës,në njërën prej shkollave 9-vjecare të komunës Grykë Çajë. Sipas policisë së Kukësit bëhet e ditur se forcat e Drejtorisë se Policisë Qarkut Kukës, në sajë të një pune hetimore të mirë organizuar kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit, Hajri Shtini, vjeç 25, banues në fshatin Fshat, komuna Gryke Çajë, Kukës.Ndalimi i tij u bë sepse ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjes së shkollës 9-vjeçare të fshatit Fshat, ku janë vjedhur 5 monitor dhe 6 njësi qëndrore kompjuterash. Tashmë materialet në ngarkim të të riut do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale te "Vjedhjes". Laboratorët e informatikës, në shumë godina arsimore të qarkut të Kukësit, ditë pas dite bien pre e vjedhjeve, duke ndikuar negativisht në procesin mësimor-edukativ në zonat rurale.