Bulqizë, gjendet e djegur në banesë 40-vjeçarja, policia nis hetimet

Një grua është gjetur e djegur në Bulqizë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima është shtetesja Nafije Kodra, 40 vjeçe, e cila është gjetur e djegur në një banesë të braktisur.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe nga hetimet paraprake rezulton se 40-vjeçarja është vetëdjegur. Këtë fakt policia e mbështet në gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të një shisheje benzinë bosh dhe të një çakmaku.Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.