Maskat “godasin” sërish, grabitet furgoni në aksin Milot-Burrel

Rikthehen maskat në aksin Milot-Burrel. Persona me maska dhe armë kanë grabitur një furgon të linjës në vendin e quajtur Shkopet. MenjëhErë knë shkuar forcat e policisë ku kanë nisur hetimet, pasi ky nuk është rasti i parë në këtë zonë, ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, tentojnë grabitjen e mjeteve të udhëtarëve, madje mësohet se i njëjti furgon është grabitur me 2 janar të këtij viti.Ndërkohë policia në një deklaratë për shtyp bën me dije se dy persona te paidentifikuar, te moshes rreth 20-24 vjeç, i kane vjedhur me dhune (sipas pretendimeve te tij) rreth 20 mije leke shtetasit Rajmond Kurti, rreth 45 vjeç, banues ne Peshkopi, i cili po udhëtonte i vetëm me automjetin e tij Wolcvagen autoveturë me targa AA 224 EK, ne kete segment rrugor.Ne vendngjarje kane shkuar sherbimet e policise, te cilet po punojne per percaktimin e vendit te sakte te ndodhjes se ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve.