Argita-Ramës: Riciklimi i akuzave pas 4 vitesh do ju çojë sërish në humbje
Vazhdon beteja e akuzave dhe kundërakuzave mes fëmijëve të Kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama. Në reagimin e sotëm Argita Berisha Malltezi ka akuzuar Ramën se në mungesë të një vizioni të qartë politikë po rrëzohet në llumin e shpifjeve dhe sulmeve te rendomta. Sipas saj kreu i selise rozë ka leshuar arsenalin e tij me shpifje dhe spekulime ndaj aktivitetit të saj privat avokator te 6 viteve me pare, në përpjekje per te mbuluar shkeljet flagrante te ligjit, me vendimet e marra ne konflikt interesi per leshimin e lejes se ndertimit te pallatit 5 katesh te bashkeshortes se tij Lindita Basha.“Ne perpjekjet e tij per te mbuluar shkeljet flagrante te ligjit, me vendimet e marra ne konflikt interesi per leshimin e lejes se ndertimit te pallatit 5 katesh te bashkeshortes se tij Lindita Basha, leje te leshuara ne kundershtim me nenin 62 te ligjit “Per urbanistikes” per nje ndertim ne nje shesh midis pallatave, me qellim per te zhurmuar deklaratat e ndertuesve te Tiranes te cilet haptas e kane akuzuar se u ka kerkuar miliona euro ne shkembim te vendim-marrjes se tij publike per leshimin e lejeve te ndertimit, Z.Rama ka leshuar arsenalin e tij me shpifje dhe spekulime ndaj aktivitetit tim privat avokator te 6 viteve me pare” shprehet Malltezi.Më tej vajza e Kryeministrit thekson se Rama behet qesharak kur kerkon t’i shpetojë transparences publike duke krahasuar veprimtarine e saj legjitime avokatore private me vendim-marrjen e tij publike.“Cdo shqiptar e di se midis tarifave te mia avokatore te vendosura sipas ligjit mbi avokatine dhe denoncimeve per gjobvenie ne pozicionin e kryetarit te bashkise nuk ka asgje te perbashket. Biznesmeni ne fjale, si dhe cdo aktivitet tjeter ne te cilin jam angazhuar, ka qene mbi investime me fonde private dhe jo me fonde shteterore; toka e ofruar ka qene private dhe pronari sigurisht qe e vendos vete cmimin sipas tregut. Te gjitha te ardhurat e mia jane te deklaruara, transparente dhe te tatuara konform ligjeve ne fuqi”deklaron Argita Malltezi.Në përfundim ajo paralajmëron kreun e selisë rozë se riciklimi i perseritur i akuzave pas kater vitesh do ta cojë ne te njejtin perfundim, humbjen.