Sherr me thika te “Siri Kodra”, plagoset rëndë i riu

Një i ri ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme te "Siri Kodra", ku është qëlluar me thikë në bark shtetasi Erjon Lila, 22 vjeç.Në gjendje të rëndë pas plagosjes, i riu është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat vetëm disa minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve të dyshuar si autorë të plagosjes, përkatësisht Sherfi dhe Besart Lata, 52 dhe 27 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Sebastjan Lata, 23 vjeç.Nga ana e bluve kanë nisur hetimet mbi zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.