TAP, METE firmos marrëveshjen me kompaninë gjermane dhe TAP
Zëvendës.kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto, do të firmosë një Marrëveshje Bashkëpunimi me kompaninë e energjisë gjermane E-ON Ruhrgas (aksioner në projektin TAP), për furnizimin e Shqipërisë me gaz natyror.Po sot Haxhinasto do të firmosë Marrëveshjen e Përkohshme midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe kompanisë Trans Adriatic TAP AG, në lidhje me projektin e Gazsjellësit Trans- Adriatic Pipeline (TAP), marrëveshje e cila mori miratimin e Këshillit të Ministrave vetëm një ditë më parë.Kompania Trans Adriatic TAP AG do të përfaqësohet nga Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie, Kjetil Tungland, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në ambientet e METE.Ndërkaq të martën, zv/kryeministri dhe ministër i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, nënshkroi në mjediset e METE-s marrëveshjen e bashkëpunimit për furnizimin me gaz me kompaninë zvicerane "Axpo Tranding AG". Haxhinasto e cilësoi marrëveshjen me kompaninë zvicerane me rëndësi për konkretizimin e projektit të gazsjellësit TAP"