Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga, plagosen rëndë tre persona
Tre shtetas kanë ngelur të plagosur rëndë në një aksident automobilistik që ndodhi pasditën e së enjtës në aksin rrugor Fier- lushnjë. Ngjarja u regjistruar rreth ores 15:30 në vendin e quajtur Vajkan.Një automjet tip Volsvagen me targa BX937 BW që drejtohej nga shtetasi Gëzim Duraku ka dalë nga aksi rrugor dhe pasi ka kryer disa rrotullime ka përfunduar anës rrugës në një parcelë toke bujqësore. Si pasojë ka ngelur i plagosur shtetasi Gëzim Duraku, djali i tij 11 vjecar E.D si dhe një shtetas tjetër që udhëtonte në këtë automjet me iniciale E.GNë vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka kërkuar ndihmën e repartit të urgjencës së spitalit Fier. Kjo e fundit ka dërguar një automjet ambulancë dhe ka dërguar të plagosurit në repartin e reanimacionit në spital. Bluzat e bardha kanë pohuar se gjendja e tyre është e rëndë. Ndërkohë që policia dhe grupi i ekspertëve kanë nisur hetimet në vendngjarje.Të dhënat e para hetimore tregojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të mjetit nga drejtuesi i tij. Policia ka dhënë një deklaratë paraprake për këtë ngjarje duke pohuar se po vijojnë hetimet përkatëse