Mediu analizon mjedisin në 2012: Ligj për frenimin e vajrave që ndotin ambjentin
Shqipërisë i kërkohet përafrimi ligjor me direktivat europiane në fushën e mjedisit. Kjo do të thotë se 54 akte ligjore janë duke u shqyrtuar para miratimit nga isntitucionet kompetente.Ministria e Mjedisit në këtë kuadër ligjor drejt përmirësimit synon të frenojë subjektet që gjenerojnë vajra të përdorur. Këro vajra janë konsideruar nga ekspertët si ndotësit më të mëdhenj. Sipas urdhërit të Ministrit Mediu synohet mirëmenazhimi i këtyre subjekteve për të ndaluar këtë masakër ndotje të mjedisit.Përpara kësaj analize vjetore Ministri i Mjedisit pati konsultime edhe me ekspertë të BE në lidhje me politikat mjedisore që duhet të ndiqen në vend. Një nga synimet e BE është që në 2020 të ketë 0 landfill. Kjo do të thotë se të gjitha mbetjet duhet të ricikilohen dhe të përdoren me efiçencë.Ndërsa një nga problemet më kyçe sipas Ministrit Mediu është menaxhimi i mbetjeve. Edhe pse për këtë ka patur një ligj të veçantë, autoritetet vendore nuk kanë bashkëpunuar në zgjidhjen e kësaj situate, pavarësisht gjobave apo penaliteve. Ministri Mediu u shpreh se përgjatë 2013 duke të ketë një bashkëpunim më të fortë për të përmirësuar situatën.