Luan Rama në Fier, LSI formon shtabet elektorale në qark
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2013, 16:28
Lëvizja Socialiste për Integrim ka krijuar shtabet elektorale në qarkun e Fierit. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama mblodhi sot strukturat drejtuese në Fier, nga ku mori konfirmimin se dega e LSI Fier është e gatshme për zgjedhjet e 23 qershorit.Ndërkaq Rama gjatë fjalës së tij ka vlerësuar se LSI mbetet forcë e stabilitetit dhe integrimit, forcë kjo që sipas tij i dha vlerë europiane pasaportës shqiptare, duke iu referuar kështu lëvizjes pa viza në zonën Shengen.