Vetëvrasjet me helmim, Qeveria mbyll tregun e pesticideve
Numri i madh i vetflijimeve në Shqipëri ka detyruar shtetin të mbyllë tregun e pesticideve në vend. Në fakt kush ka detyrim të blejë për nevoja bujqësore do duhet të kalojë procedura të forta deri në sigurimin e kësaj lënde.Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit ka nisur procedurat që të frenojë liberalizimin që ka ky treg aktualisht, duke u kthyer në vrasësin më të madh të shqiptarëve.Me një vështrim të thjeshtë në tregjet e rrugëve kjo procedurë duket se nuk zbatohet. Pothuajse në cdo ambient ku tregtohen pesticidet mund të gjesh fostoksinë sa për të kryer2-fishin e vetvrasjeve që numërohen deri tani me statistika mjekësore. Mjekët kanë kërkuar masa më të rrepta, madje duke pretenduar ndalimin e importit të këtyre helmeve, përsa kohë përbën rrezik për vetëflijime në masë.