Ngrohja në shkollat e Tiranës, sistemi i ngrohjes vetëm në gjysmën e tyre

Nga 73 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në Tiranë, në 30 prej tyre nuk funksionon sitemi i ngrohjes. Më problem situata është në shkollat e vjetra, ndërsa në ato që janë në rikonstruksion ky sistem po instalohet nga e para.Në shkollat në të cilat mungon sistemi nxënësit ngrohen me rezistenca, ndërsa në rast të kaldajave shkollat kanë kërkuar furnzimin me naftë dhe sipas Bashkisë furnzimi është bërë sipas kërkesave që në dhjetor.Drejtuesit e shkollave nuk kanë dashur të japin asnjë argument mbi këtë cëshjte para kamerës së Ora News, ndërsa nxënësit shprehen se rezistencat ndizen orët e para, ndërsa kur është ftohtë mbajnë të veshur edhe xhupat.Alfons Muça, drjetori i ndërmarrjes nr 3 i bashkisë së Tiranës thotë se Bashkia ka nisur një projekt të ri për ngrohjen në shkolla, ai me peletë. Ky projekt do të instalohet për herë të parë në shkollën “Vasil Shanto”. Muça thotë se ky vit do të mbetet me probleme në sitemin e ngrohjes, ndërsa vitin e ardhshëm situata do të jetë më e përmirësuar.Në tryezën e kësaj ndërrmarrje është projekti i ngrohjeve me peletë, e parë si një nga iniciativat më të mira të Bashkisë. Deri në instalimin e plotë të këtij projekti edhe dimri i këtij viti do të kalojë me probleme në ngrohje në një pjesë të konsiderueshme të shkollave të arsimit parauniversitar në kryeqytet.