Vjedhja e Thesarit, Shkodra firmos peticionin: Shkarkim dhe hetim për Fullanin

Shkodër- Largimi i Ardian Fullanit nga posti i Guvernatorit si dhe i drejtuesve të tjerë të Bankës së Shqipërisë, është kërkesa që po artikulohet prej ditësh nga qytetarët, që prej publikimit të skandalit të vjedhjes së 713 milion lekëve.Kësaj nisme ju bashkuan edhe qytetarët shkodranë, që pas firmosjes së peticionit i bënë thirrje politikës të reagojë përballë këtij skandali. Ata madje shkuan më tej kur deklaruan se përveç shkarkimit, drejtësia duhet të veprojë ndaj Fullanit, duke hetuar të gjithë pasurinë e tij.Firmosja e peticionit për shkarkimin e Fullanit do të vijojë për disa ditë në qytetin e Shkodrës, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme të ndërmarrë në qytetet kryesore të vendit.Firmat që do të mblidhen gjate këtyre ditëve do t’i bashkëngjiten peticionit të Tiranës me 18 gusht, per t’iu dorëzuar më pas Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter