Elbasan, kontratë të paligjshme tregtarit, arrestohen 5 punonjës të CEZ
Gramsh-5 punonjës të CEZ dhe një tregtar janë vënë në pranga për abuzimin për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në qytetin e Gramshit.Siç bën me dije policia, Strukturat e Krimit Financiar kanë kapur në flagrancë shtetasit Sh.K 62 vjeç, me detyrë ish përgjegjës në kompani, Sh.Elezi 47 vjeç faturist, V.Shahini 40 vjeç, F.T dhe D.K me detyre lexuese dhe Ramazan Berbiu me profesion tregëtar nën akuzën “për ushtrim dhe ndikim të paligjshëm”.Të pestë këta punonjës, në mënyrë të paligjshme, bënë lidhje të paligjshme, si dhe uljen numrave të kontatorëve, duke përfituar fitime.Punonjësit e CEZ kanë lidhur kontratën me tregtarin Berbiu në kundërshtim me ligjin kundrejt një shpërblimi.Sipas policisë aksioni vashdon akoma në rishikimin e të gjithë kontratave që janë lidhur në mënyrë të paligjshme për vënien para ligjit të të gjithë atyre punonjësve që e kanë shkelur atë.Ndërkaq materialet lidhur me këta shtetas iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter