Tragjedia në plazh e çiftit Shala, policia: Urgjenca shkoi me 20 minuta vonesë, Sinani do kishte shpëtuar
Do të kishin mjaftuar 20 minuta, që sot të paktën njëri nga bashkëshortët Shala të ishte gjallë. Ky është konkluzioni i grupit hetimor të policisë së Kavajës në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasdites e së enjtes së 7 gushtit në plazhin e Qerretit.Sipas bluve mbytja e dy prindërve, në tentativë për të shpëtuar djalin e tyre, në plazhin e Qerretit, javën e kaluar mund të ishte parandaluar. Ekipi mjekësor i urgjencës së spitalit të Kavajës dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje.Lidhur me këtë, policia njoftoi se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të tre punonjësve të urgjencës. Ata akuzohen se nuk kanë dhënë në kohë ndihmën e parë për çiftin Sinan e Jeta Shala.Burime nga policia e kryeqytetit thanë se kanë nisur procedim penal ndaj mjekut Ibmrahim Metani, infermierit Zylyftar Mema dhe shoferit të ambulancës Adem Veshi.Po sipas policisë, mësohet se në vengjarje kanë shkuar vetëm infermieri dhe shoferi, por policia e ka parë të arsyeshme që në hetim të merret dhe mjeku i urgjencës.Sipas burimeve nga policia nëse ekipi mjekësor do të mbërrinte në kohë, viktima Sinan Shala mund të shpëtohej, duke qenë se sipas bluve ai ka pasur shenja jete kur është nxjerrë nga uji.Hetimi dhe gjetjet nga grupi hetimorVetëm disa orë pas ngjarjes së rëndë, dy oficerë të grupit hetimor të policisë së Kavajës, kanë marrë në pyetje ekipin mjekësor. Ata kanë shpjeguar njëri pas tjetrit procedurat e punës që nga momenti i marrjes së njoftimit e deri te nisja e mbërritja drejt vendit të ngjarjes.Burime nga policia thanë se në momentin që autopatrulla e policisë së Kavajës ka shkuar në spital për të kërkuar nisjen e autoambulancës aty ka qenë mjeku Metani dhe infermieri Mema, ndërsa shoferi Veshi nuk ndodhej në urgjencë por ka ardhur 5 minuta më pas.Drejt plazhit të Qerretit është nisur vetëm infermieri Zylyftar Mema me shoferin. Sipas policisë, autoambulanca është nisur në orën 17:11 nga urgjenca e spitalit të Kavajës në drejtim të plazhit të Qerretit , por ka mbarritur atje 20 minuta me vonesë.Deklarimet nga grupi mjekësor, shoferi: Vonesat nga trafiku dhe rruga e ngushtëPërpara grupit hetimor, drejtuesi i autoambulancës Adem Veshi ka shpjeguar se vonesa ka ardhur për shkak të trafikut të rënduar dhe rrugës së ngushtë, detaje që nuk janë marrë parasysh nga policia.Ndërsa infermieri ka shpjeguar se rastësisht në plazh ka qenë një infermiere që ka tentuar tu japë ndihmën e parë dy të mbyturve dhe në monentin që ai ka mbërritur i ka thënë se burrë e grua ishin nxjerrë nga deti pa shenja jete.Ndërsa fëmija 6-vjeçar i çiftit që ishte mbytur, sipas tij është gjetur në parametra mjekësore dhe Mema i ka vendosur oksigjen duke u nisur më pas me autoambulancë drejt spitalit të Durrësit. Falë ndërhyrjes së specializuar nga mjekët atje, u arrit që fëmija të mbahej në jetë.Flet mjeku në hetim: Kisha 70 pacientë, shkoi infermieriNga ana tjetër mjeku i urgjencës së Kavajës, Ibrahim Metani, i marrë në hetim për rastin e mbytjes së bashkëshortëve shpjegon procedurat e ndjekura ditën e ngjarjes. Sipas tij është vepruar me përpikmëri maksimale dhe nuk ka pasur neglizhencë.“Jemi njoftuar për rastin në orën 17:05, ambulanca është nisur pas 5 minutash. Atë ditë kemi pasur një fluks pune, pasi janë paraqitur për ndihmë mjekësore rreth 70 pacientë. Ka qenë ditë shumë e ngarkuar dhe duhet tu rrija pacientëve mbi kokë”ka deklaruar ai në një intervistë për “Panorama”.Ngjarja, prindërit u mbytën duke shpëtuar djalin e tyre, 6-vjeçarÇifti i bashkëshortëve u mbyt pasditen e së enjtes së 7 gushtit në ujërat e plazhit të Qerretit, rreth orës 17:00, ku kishin shkuar për të kaluar një ditë pushimi.Bashkëshortët Sinan dhe Jeta Shala, përkatësisht 48 dhe 46 vjeç, prindër të katër fëmijëve e banorë të fshatit Qerret, sipas policisë humbën jetën tëksa njëri pas tjetrit u futën në det për të shpëtuar djalin e tyre 6 vjeçar, që po rrezikonte të mbytej kur papritmas në det nisën dallgët.Edhe pse fëmija ndodhej vetëm pak metra larg bregut të detit, dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar për policinë se çifti Shala në momentin që kanë shpëtuar fëmijën janë tërhequr në brendësi të detit nga dallgët.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter