Akuzat e Berishës, Rama: Nuk them dot që i ka rënë dielli në kokë

Tiranë – Duket se pushimet që kanë njoftuar, si Ramës, si Berishës, duket se u kanë dhënë kohë të lirë për t’i dërguar njeri tjetrit mesazhe plot sulme e ironi ndaj njeri –tjetrit.Ndërsa Berisha ka akuzuar Ramën se rendi në vend tregon një bilanc lufte përsa i përket numrit në vrasjeve, Rama është shprehur me ironi e shkurt:“Po mos të kishin bërë gjithë vitin po këtë kundër Policisë së Shtetit, do thoshim “Gjynah, u ka rënë dielli në kokë”, po s’ka faj dielli.”Dhe ky mesazh i Ramës sot nuk është i vetmi, pasi pak më parë ai reagoi ndaj mosdekretimit të ligjit “Për Shkollën e Magjistraturës” ndaj Presidentit Nishani.Po ashtu, në debatin në Fb u përfshi edhe kreu i PD-së, Basha, që mbështeti Nishanin e më pas, vetë Nishani, po nga i njejti rrjet, iu kundërvu Kryeministrit.Deklaratat nga foltoret e selive këtë verë janë zëvendësuar nga deklaratat në Fb.