Vetëvritet Robin Williams, Kinemaja vajton aktorin e Oskarit i kujton filmat

Bota e kinemasë vajton sot Robin Williams, aktorin fitues të çmimit Oskar.  Aktori i njohur Robin Williams është gjetur i vdekur në banesën e tij në Kaliforni të hënën e 11 gushtit 2014.

Sipas policisë pista kryesore për vdekjen e 63 vjeçarit është ajo e një vetëvrasjeje nga asfiksia.

Policia lokale informon se aktori i njohur për filmat si “Good Morning Vietnam” është gjetur i vdekur në banesën e tij menjëherë pasi oficerët I ishin përgjigjur një telefonate emergjence.Zyra e hetuesisë ka bërë të ditur se dyshohet për vetëvrasje nga asfiksia, ka njoftuar  sherifi i departamentit të zonës.Kinemaja vajton humbjen e aktorit të çmimit Oskar dhe kujton filmat e tij.Ndërkohë fansat e komedianit që bëri të qeshë mbarë amerikën dhe më gjërë, i janë drejtuar shtëpisë ku ai banonte, duke dërguar buqeta me lule në kujtim të tij.Williams ka fituar dhe një Oskar për rolin e tij në “Good Will Hunting”.Obama: Na bëri të qeshim e të qajmëPresidenti Obama ka lëshuar një deklaratë prekëse në nder të komedianit, duke vlerësuar komeditë e tij dhe ndikimin e tij të madh në kulturën amerikane 35 vitet e fundit."Na bëri të qeshim të qajmë, dhuroi talentin e tij të pamatë atij që nuk kishte nevojë” shkruan presidenti i SHBA-së Barack Obama duke i shprehur ngushëllimet familjes së aktorit, dhe duke kujtuar rolet e tij të panumërta nga ai “i doktorit, gjeniut, kujdestar fëmijësh deri tek presidenti” Informacionet paraprake të marra gjatë hetimit, tregojnë se Williams është parë për herë të fundit i gjallë në banësen e tij, ku jeton me bashkëshoten, rreth orës 10:00, të datës 10 gusht.  Në të kaluarën e tij ka pasur dhe problem me alkoolin dhe drogën.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter