FOTOLAJM/ Shqiptari habit anglezët, pronar i serisë më të re të BMW-së
Angli- Të huajt vazhdojnë të surprizohen nga shqiptarët. Të njohur tashmë për maninë e tyre ndaj tipeve të makinave, një shqiptar në Angli ka habitur teksa ka parkuar në një rrugë të Londrës mjetin e tij me targa shqiptare të serisë më të fundit të BMW CLR 6 M.Ndonese kushton më shumë se 100 mijë euro, këtë sipas mediave në Angli nuk mund ta blejë gjithkush.Në një shkrim të një media angleze, shprehet habia me faktin se një makinë e llojit BMW CLR 6 M, me dizajn të personalizuar nga “Lumma” mban targa shqiptare.Është autoevolution.com, e cila ka publikuar këto fotografi, por që shkruan se produktet “Lumma Design” nuk janë për të gjithë, pasi vlera e kësaj makine arrin në mbi 100 mijë euro.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter