OKB e ofenduar nga kënga famëkeqe e serbëve: Serbia të kërkojë falje

Kombet e Bashkuara kërkuan falje, pasi një grup serb interpretoi një këngë famëkeqe, që lidhet me masakrën e Srebrenicës, para sekretarit Ban Ki-moon, njofton AFP.“Ne sinqerisht shprehim keqardhje që njerëzit u ofenduan nga kjo këngë, e cila nuk ishtefutur në programin zyrtar”, tha zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirky duke iu përgjigjur protestave që erdhën për shkak të këngës “Marshi për në Drinë”, të kënduar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë të hënë.Duke mos qenë në dijeni për konotacionet nacionaliste të këngës, Ban dhe zyrtarë të tjerë të OKB-së, duartrokitën në këmbë korin Viva Vox, pas interpretimit të këngës.“Marshi për në Drinë” u shkrua fillimisht për të lavdëruar trupat serbe të vrarë gjatë një beteje në Luftën e Parë Botërore, por pastaj është bërë himn nacionalist për serbët.Kjo këngë thuhet se u këndua nga forcat serbe gjatë maskarës së Srebrenicës ku u vranë tetë mijë burra dhe djem myslimanë.