Sot raundi i katërt i bisedimeve,Thaçi dhe Daçiç takohen në Bruksel
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Daçiç do të takohen sot në Bruksel në raundin e katërt të bisedimeve mes dy vendeve.Për Prishtinën zyrtare është e pamundur që në takimin e sotëm mes dy kryeministrave të diskutohet për statusin e Kosovës dhe tërësinë territoriale.Qeveria e Kosovës në një dokument të hartuar para takimit thotë se në asnjë mënyrë nuk do të diskutohet për statusin e Kosovës, tërësinë territoriale me kufijtë e tanishëm, organizimin e brendshëm që është përcaktuar me planin e Ahtisaarit, ndërsa do të kërkohet fuqishëm zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik.Në këtë dokument, Qeveria e Kosovës ka shpalosur edhe synimet e saj që dëshiron t`i arrijë nëpërmjet dialogut politik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian e të mbështetura nga SHBA-ja të cilat janë:- Largimin e strukturave serbe të sigurisë nga Veriu i Kosovës- Transformimin e strukturave ekzistuese në veri të vendit në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe çështjeve sociale- Krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në komunat veriore- Pjesëmarrjen e qytetarëve të veriut në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës- Krijimin e Komunës së re të Mitrovicës së Veriut- Regjistrimin e popullsisë atje- Themelimin e fondit për zhvillimin e Veriut të vendit, si dhe- Arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtarisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi e cila do të garantohej prej BE-së SHBA-së dhe shteteve të Kuintit.Në dokumentin ndodhen edhe tre pikat kryesore për takimin e dy kryeministrave më 17 janar në Bruksel.Sipas dokumentit, do të diskutohet largimi i Strukturave ilegale të sigurisë së Serbisë nga Kosova; krijimi i një mekanizmi i cili do t`i bëjë transparente fondet e Serbisë për serbët e Kosovës, si dhe do të diskutohet për veprimet konkrete që do t`i ndërmarrë qeveria e Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në Veri.Sipas këtij dokumenti, menjëherë pas shuarjes së strukturave ilegale të sigurisë do të funskionalizohet puna e policisë së Kosovë dhe Gjykatës në veri të vendit.Natyrisht, nuk pritet që takimi dy-tre orësh të sjellë ndonjë rezultat konkret, por dita e sotme shënon fillimin e një përpjekjeje, tashmë edhe ndërkombëtare, për zgjidhjen e këtij problemi jashtëzakonisht të madh.Për Thaçin dhe Daçiç ky do të jetë takimi i katërt ndërkohë që ditë më parë Kryeminisrtri serb Daçiç kishte deklaruar se nuk do të takonte kryeministrin Thaçi derisa të hiqet lapidari i UÇPMB-së në Luginën e Preshevës.