Pas ikjes së Çekut, AKR kërkon rishikimin e marrëveshjes

Pas kalimit të Ministrit të Forcës se Sigurisë se Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Social Demokrate, Agim Çekut në Partinë Demokratike të Kosovës, ka reaguar Aleanca për Kosovë të Re.“Me herët në opinion kanë qarkulluar informatat dhe spekulimet e ndryshme mbi kalimin e mundshëm të z Çeku në PDK, por asnjëherë këto informata nuk janë konfirmuar nga vetë z. Çeku për partnerët e Koalicionit për Kosovën e Re.AKR e vlerëson këtë zhvillim si një zhvillim shumë negativ për mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe punën e përbashkët. “Dëshirojmë të theksojmë se Koalicioni për Kosovë të Re, gjegjësisht ministrat e këtij koalicioni prej fillimit të mandatit, gjithmonë kanë kontribuar dhe janë përkushtuar maksimalisht duke e koordinuar punën me partnerin e madh të koalicionit”, thuhet më tej në deklaratë.Sipas AKR-së, kjo lëvizje vetëm e tregon dobësinë që partneri udhëheqës i koalicionit, gjegjësisht Partia Demokratike e Kosovës ka shfaq ndaj partnerëve të tjerë në koalicion. “Dëshirojmë t’ia rikujtojmë opinionit të gjerë se ministri Çeku është në pozitën aktuale si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit për Kosovë të Re.Rrjedhimisht kalimi i tij prej KKR-së në PDK krijon hapësirën për ministrinë që Çeku për momentin e drejton”, thuhet në deklaratë.“Përderisa individët janë të lirë të ndërrojnë subjektet politike, ekzistojnë rregulla për zbatimin e marrëveshjes së koalicionit në mes të partnereve. Lëvizja e fundit politike, do të shtyjë Koalicionin për Kosovë të Re dhe në veçanti Aleancën Kosova e Re të rishikoj tërë marrëveshjen dhe pozicionin e saj në kuadër të koalicionit qeverisës”, thuhet në fund të deklaratës