Sanino në mision për zhbllokimin e krizës politike në Maqedoni
Drejtori i Drejtorisë për Zgjerim i BE-së, Stefano Sanino në mision për të zgjidhur krizën politike në Maqedoni.Sanino në vizitën e tij njëditore ka zhvilluar takime intensive me kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski, ministrinë e Jashtëm Nikolla Popovski, liderët e partive politike Ali Ahmetin e BDI-së, Menduh Thaçin e PDSH dhe Branko Cërvenkovski të LSDM.Ngjarjet e 24 dhjetorit me dhunën në Parlament në tentimin për të bllokuar miratimin e buxhetit 2013 dhe bojkoti i opozitës kanë qenë ndër temat kryesore të agjendës së zyrtarit të lartë të BE-së.Sanino në takimet me krerët e partive shqiptare është njohur me qëndrimet e tyre lidhur me krizën e fundit politike si dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale të marsit 2013.Dy krerët e partive shqiptare Ahmeti dhe Thaçi i kanë deklaruar zyrtarit të lartë të BE-së se janë kundër propozimit të opozitës maqedonase për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pako me ato lokale.Sanino në takimin me liderin e opozitës maqedonase Cërvenkovski ka dëgjuar propozimet e tyre për tejkalimin e krizës politike dhe kushtet e vendosura nga opozita.Drejtori i Drejtorisë për zgjerim Sanino ka theksuar nevojën e intensifikimit të dialogut politik dhe tejkalimin e krizës politike përmes rrugëve demokratike dhe institucionale.Sanino ka sjellë mesazhin e eurokomisionerit për zgjerim Ervan Fuere lidhur zhbllokimin e krizës që ndikon në procesin e integrimit të vendit në BE dhe caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim. Sanino gjatë qëndrimit në Shkup u takua edhe me zëvendëskryeministren për evrointegrime Teuta Arifi.