Pacolli reagon për UÇMB-në: Serbia të përmbahet nga kërcënimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2013, 17:53
Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj kërcënimeve që shteti fqinj, Serbia, po u bën shqiptarëve të Luginës së Preshevës në lidhje me lapidarin e UÇPMB-së.Ai ka thënë se Serbia nuk duhet të futet në aventurat e kërcënimeve rreth heqjes me dhunë të lapidarit.“Serbia assesi nuk duhet të futet në aventura të tilla, siç janë kërcënimet, apo presionet e vazhdueshme për heqjen me forcë të Lapidarit të UÇPMB-së, në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka theksuar ai në një postim në profilin e tij në Facebook.Serbia ka kërcënuar se, nëse do të jetë e nevojshme, do ta përdorë edhe dhunën për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së, të vendosur para ndërtesës së Komunës në Preshevë nga qeveria lokale atje.