Beogradi kërkon largimin e përmendores

Një ditë para takimit të dy kryministrave në Bruksel, ministria serbe e drejtësisë  në një njoftim thekson se ka skaduar afati për largimin e lapidarit  të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,Sipas njoftimit pas mbarimit  të këtij afati, inspektorati i saj do të nisë procedurë  ndaj kryetarit të komunës së Preshevës  dhe si do të nisë punën për largimin e lapidarit."Me skadimin e afati ligjor, do të ndërmerren veprimet për largimin e lapidarit  të vendosur në mënyrë të paligjshme me ndihmën e organeve të punëve të brendshme nëse është e nevojshme", thuhet në njoftim.Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kanë refuzuar largimin e pllakës përkujtimore, me gjithë paralajmërimet e autoriteteve serbe se largimi i saj do të bëhet edhe me forcë. Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, tha të martën se shteti serb nuk do të nxisë konflikte të reja, por as nuk do të lejojë provokime të hapura .Dacic iu bëri thirrje përfaqësuesve të shqiptarëve që të largojnë pllakën përkujtimore në vend se këtë ta bëjnë forcat e rendit.  Debatet rreth kësaj çështjeje kanë nxitur tensione në Luginën e Preshevës, përfaqësuesit e së cilës të martën janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.Pllaka përkujtimore është vendosur në Preshevë në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ajo u kushtohet kryengritësve shqiptarë që luftuan për më shumë të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.