Skadon afati për heqjen e lapidarit, situatë e qetë në Preshevë

Afati për heqjen e lapidarit të dëshmorëve UÇPMB-së  ka mbaruar, e pavarësisht paralajmërimeve të Beogradit autoritetet komunale të Preshevës janë duke përgatitur dokumentacionin tjetër të nevojshëm për legalizimin e këtij Lapidari.Kryetari i Komunës së Preshevës  Ragmi Mustafa thotë se vazhdimi i procedurave për legalizim është hapi i vetëm që do të bëhet, duke përjashtuar zhvendosjen ose heqjen e monumentit.Mustafa tha se do të ketë takime të përditshme të liderëve shqiptarë të Preshevës për të reaguar për çdo situatë të mundshme.E ndërsa  ministria e Drejtësisë serbe ka njoftuar se do të fillojë proçedurat ligjore për heqjen e monumentit me emrat e dëshmorëve situata në  Preshevë mbetet e qetë.Ndërkohë edhe presidenti Tomisllav Nikoliç ka deklaruar se shqiptarët dhe serbët do të duhej të gjenin një kompromis se ku duhet të qëndrojë lapidari, por ka thënë se shqiptarët e dinë që kjo është një periudhë me rëndësi për Serbinë dhe qëllimisht provokojnë.