FMN përgëzon Greqinë, Lagarde: Masat e marra po japin efekt

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristine Lagarde thotë se Greqia ka bërë përparim në programin ekonomik dhe është duke lëvizur në drejtimin e duhur."Përpjekja për rregullimin fiskal të Greqisë ështe mbresëlënëse në çdo aspekt", tha Lagarde pas vendimit të Bordit të Drejtorëve të Fondit për të miratuar lëvrimin e 3 miliardë eurove për Greqinë.Sipas Lagarde, Greqia është duke reformuar rrënjësisht administratën tatimore, është rritur mbledhja e taksave, po lufton evazionin fiskal dhe po shkurton sektorin publik.  Megjithatë sipas Lagarde qeveria  greke duhet të zbatojë planet e saj për privatizim.Shefja e FMN-së tha se përpjekjet për të vënë borxhin e Greqisë në një rrugë më të qëndrueshme, qetëson partnerët evropianë dhe e bën Greqinë më të besueshme për të ofruar më shumë kohë në  shlyerjen e kredisë.Ndërkohë qeveria e kryeministrit grek Antonis Samaras ka prezantuar një plan për krijimin e vendeve të  të reja pune, veçanërisht për të rinjtë.Parlamenti grek ndërkohë, ka aprovuar në fundjavë një sërë reformash fiskale, të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, dhe që do të shtojë në buxhetin e vendit rreth 2.3 miliardë euro këtë vit.Muajin e kaluar, Komisioni Europian, Banka Qëndrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kishin aprovuar një kredi prej një totali rreth 49.1 miliardë eurosh.