Unifikim për dhunën në Greqi
Incidentet e dhunës, që kulmuan me sulmin ndaj selisë së Demokracisë së Re, por edhe ecuria e ekonomisë ishin në qendër të vëmendjes të takimit të kryeministrit grek Antonis Samaras me kryetarin e PASOK-ut Evangelos Venizelos dhe atë të DIMAR, Fotis Kuvelis.Kryetari i PASOK-ut theksoi pas daljes nga takimi se duhet të ekzistojë një reagim unanim dhe absolut i shoqërisë. Ai tha se, përveç dhunës së njohur, shoqëria po përballet edhe me dhunën raciste, përballë së cilës, të tri partitë që mbështesin qeverinë, kanë një qëndrim absolutisht identik.Venizelos apeloi ndaj gjithë forcave të për ta përballuar bashkarisht këtë lloj dhune; një front nga i cili siç rezulton nga deklarata, përjashtohet Agimi i Artë.Lidhur me ekonominë, Venizelos vuri në dukje se u diskutuan kryesisht problemet që po pëërballojnë çdo ditë tregu dhe familjet greke.Sipas tij duhet një punë me e madhee qeverisë për ndalimin e recesionit dhe të papunësisë.E ndërsa Kuvelis tha se tre liderët politikë diskutuan nevojën e zhvillimit të një rrjeti mbrojtjeje sociale për shtresat që goditen nga kriza, si dhe masa për t'u përballuar papunësia.