Instalimet e amortizuara, zjarri përfshin Drejtorinë e Postave në Shkup
Ndërtesa e Drejtorisë së Postave të Maqedonisë, në Shkup është përfshirë nga zjarri në orët e vona të pasdites së sotme, duke pësuar dëme të konsiderueshme. Zjarri ka shpërthyer në hapësirën ku ndodhen serverat, ndërkohë që me kohë janë evakuuar të punësuarit; nuk ka pasoja në njerëz.Njëzet zjarrfikese janë dërguar në vendgjarje, duke shmangur në këtë mënyrë përfshirjen edhe të ndërtesave të tjera të banimit që janë fare prane me ndërtesën e Postave të Maqedonisë.Drejtori i Postave të Maqedonisë, Rafiz Haliti theksoi se shkaqet për shpërthimin e zjarrit janë instalimet e vjetëruara.“Derisa kam qenë në kabinetin tim, kanë ardhur të punësuarit dhe më kanë informuar se ka shpërthyer zjarrë në katin e tretë. Së bashku me bashkëpunëtorët kemi nisur që të fikim zjarrin, aq sa kemi mundet dhe i kam urdhëruar njerëzit që të dalin përjashta”, deklaroi drejtori Haliti.Sipas tij, një grua e punësuar ka qenë në gjendje kritike dhe se ajo është nxjerrë nga ana e zjarrëfikësve nga kati i tretë.Haliti para ndërtesës së ndërmarrjes së Postës ka qenë në shoqëri të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.Drejtori i Postave deklaroi se deri tani nuk mund të thonë shkaqet për shpërthimin e zjarrit, por sipas tij, mund të thuhet se shkaqet janë instalimet e vjetra, dhe se zjarri ka shpërthyer nga salla e serverëve.Paraprakisht nga burime jozyrtare nga dëshmitarë thuhet se ata kanë dëgjuar një shpërthim dhe se është dyshuar se mund të jetë një shpërthim i një bombole të gazit, por më pas është përgënjeshtruar kjo informatë duke theksuar se bëhet fjalë për zjarr që kishte përfshirë një pjesë të katit të tretë.Organet hetuese shprehen se shumë shpejt do të bëjnë një raport të plotë rretha shkaqeve të incidentit.