Dialogu Prishtinë-Beograd, takimi Thaçi-Daçi përfundon në orën 23:00
Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherin Ashton ka nisur takimet dypalëshe me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic.Zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijancic ka thënë se pas takimit me Dacicin do të ketë takim me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thacin.Ndërkohë, pas orës tetë do të ketë një darkë pune mes dy Kryeministrave. Kocijancic ka deklaruar se pas darkes do të ketë një njoftim për media nga Zyra e Ashtonit.Takimi i sontëm pritet të shënojë edhe fillimin pjesës më të vështirë të bisedimeve. Ndonëse me qëndrime të ndryshme, të dy kryeministrat kanë pohuar se veriu i Kosovës do të jetë temë e tyre.Para se të nisej për në Bruksel, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se në takimin e sotëm do të diskutohet veç tjerash rruga e mënjanimit të strukturave paralele në veri.Të dielën, autoritetet serbe publikuan tekstin e platformës për bisedimet me Kosovën, nëpërmjet së cilës kërkohet autonomi territoriale për katër komunat veriore të Kosovës dhe komunat tjera me shumicë serbe.Kryeministri serb Ivica Daçiç, tha ndërkaq se nuk është kryeministri Thaçi ai i cili vendosë se për çfarë do të bisedohet në takim.