Pas deklaratës mbi Kosovën në KB, DSS kërkon dorëheqjen e Daçiç
Opozita në Serbi kërkon dorëheqjen e kryeminisrit Ivica Dacic, duke e justifikur këtë kërkesë me deklaratën e tij se është i gatshëm të bisedojë për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Ish kryeministri Vojisllav Koshtunica i Partisë Demokratike e vlerëson deklaratën si dëshmi të qartë të një politike antishtetërore.Partia Demokratike e Serbisë shton se në cdo mënyrë do ta kundërshtojë "qëllimin e Daçicit që ta fus Kosovën në KB.Sepse, sipas, Koshtunicës "ky është kulmi i politikës kapitulluese që po e zhvillon Daçic. Pasi askush deri më sot në emër të Serbisë nuk ka dhënë deklaratë të këtillë. Daçic me këtë deklaratë të tij i ka hequr vetvetes çdo të drejte për ta drejtuar Serbinë. Për këtë shkak Daçic duhet menjëherë të jap dorëheqje në postin e kryeministrin", theksohet në deklaratë ish kryeministri serb koshtunica .Kryeministri Daçic ka deklaruar ditën e martë në Beograd se Serbia mund të bisedojë edhe mbi karrigen për Kosovën në Kombet e Bashkuara, por në atë rast edhe Prishtina duhet të jap diçka."Mund të merremi vesh mbi çdo gjë. Ne nuk ikim nga kjo, nuk është kontestuese. Ne kërkojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse, por për t'u fituar ajo duhet diçka të jepet", ka rekomanduar kryeministri serb.