14 vjet nga masakra e Reçakut, Ismajli: Do fuqizojmë statusin e familjeve të dëshmorëve
Edhe pse 15 janari është përvjetori i ndërhyrjes së forcave të NATO-s në masakrën e shënuar në Reçak të Shtimes 14 vjet më parë , familjet e prekura rendë nga lufta shprehen të harruara nga qeveria e Kosovës.E ndërsa qindra qytetarë të Shtimës kanë vizituar varezat e të dashurve të tyre. Flora Beqiri, 14 vite pas,gjendet tek varri i djalit të saj për të rikujtuar sakrificën dhe luftën e tij bashkë me të tjerët që u masakruan barbarisht nga serbët më 15 janar 1999 në fshatin Reçak në Shtime të Kosovës.Ndërsa Kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, tha se do të vazhdojnë t'i përkrahin familjet e dëshmorëve dhe të rënëve.Ismajli ka pohuar se ngjarja e 15 janarit 1999 ishte një ngjarje që shfaqi fytyrën çnjerëzore të pushtetit serb, ndërsa luftëtarët e Kosovës, sipas tij, ndritën fytyrat e të gjithëve."Rënia heroike e këtyre dëshmorëve do t'u kujtojë brezave të ardhshëm, do të ju kujtojë vlerat universale të luftës së UÇK-së për çlirimet e vendit, angazhimet e tona institucionale, krahas angazhimeve të tjera, gjithmonë do të jenë të orientuara kah fuqizimi i statusit të familjeve të dëshmorëve, të familjeve të martirëve, të invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së", ka thënë ai.14 vjet më parë në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur midis tyre dhe një grua. Ajo që ndodhi në Reçak, padyshim quhet dhe mbahet mend si masakër dhe krim kundër njerëzimit.