Daçiç garanton serbët nga Brukseli: Serbia s'rrezikohet nga kthimi i vizave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2013, 19:06
Kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Serbia nuk rrezikohet nga kthimi i regjimit të vizave për në vendet e Shengenit.Ai ka thënë se autoritetet evropiane kanë vlerësuar pozitivisht angazhimin e Serbisë në luftën kundër azilantëve të rrejshëm.Këto komente ai i bëri në Bruksel, ku sot në mbrëmje takon kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e tyre të radhes të ndërmjetësuar nga Brukseli zyrtar.Autoritetet e BE-së kanë kërcënuar disa herë Serbinë dhe Maqedoninë se mund të kthejnë regjimin e vizave, nëse qytetarët e këtyre vendeve vazhdojnë të keqpërdorin këtë liri lëvizjeje, duke kërkuar azil në vendet e BE-së.