Shpërthim në veri të Mitrovicës, nuk ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2013, 22:20
Një shpërthim eksploziv është regjistruar mmbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në veri të Mitrovicës.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se ende nuk dihet se çfarë me mjeti ka ndodhur shpërthimi, ndonëse dyshohet për bombë dorë. Ndërkaq Hoti ka konfirmuar se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.“Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbreti Petër”. Mjeti shpërthyes është hedhur para lokalit të një banori të Mitrovicës, boshnjakut A.Gj, ku për pasojë janë thyer xhamat e objektit dhe është shkatërruar edhe një pjesë e murit” ka thënë Hoti.Sipas Hotit, hetimet për këtë rast do të fillojnë nesër në mëngjes për shkak të sigurisë.