Armëpushim treditor në Gaza, Hamas dhe Izraeli respektojnë marrëveshjen
Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas, kanë arritur një tjetër marrëveshje armëpushimi gjatë bisedimeve që janë zhvilluar për Gazën.Marrëveshja, e cila hyri në fuqi mesnatën e të hënës, me orën 21:00 të së dielës me orën lokale, vjen pas disa ditësh bisedime intensive të negociuar nga qeveria e Egjiptit.Nëse armëpushimi do të mbetet në fuqi dhe mbi Gaza nuk do të ketë shkëmbim zjarri, Izraeli do të dërgojë në Kairo negociatorët e saj për të diskutuar për një marrëveshje më afat-gjatë, ndryshe nga sa paralajmëroi një ditë më parë.Vetëm pak sekonda përpara se armëpushimi të hynte në fuqi, militantët thanë se lëshuan disa raketa drejt Izraelit, përfshirë një edhe në Tel Aviv por nga sulmi nuk janë raportuar lëndime në njerëz.Teksa njoftoi për arritjen e armëpushimit, Ministri i Jashtëm egjiptian i kërkoi të dyja palëve ta respektojnë atë.Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon tha se shpreson që kjo periudhë ti japë të dyja palëve në konflikt mundësinë për të arritur një marrëveshje më afatgjatë në mënyrë që të përfitojë edhe popullsia civile.Deri më tani, kostot humane nga ky konflikt kanë rezultuar vërtet të frikshme. Në rradhët e palestinezëve kanë humbur jetën 1935 persona, mes të cilëve më shumë se 1400 jane civilë. Mes tyre rezultojnë viktima 452 fëmijë e 235 gra.Ndërsa në rradhët e izraelitëve rezultojnë të vdekur 64 ushtarë, 2 civilë dhe një ushtar me kombësi tailandeze.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter