Fier, vjedhja e thesarit theu besimin tek Banka, ekspertët e ekonomisë: Ndikim në uljen e depozitave
Fier- Vjedhja e 7,13 milion dollarëve në Bankën e Shqipërise ndikon negativisht te qytetarët dhe bankat e nivelit të dytë në qarkun e Fierit.Evdar Kodheli, ekspert ekonomie analizon situatën ekonomike për Fierin kur thotë se vjedhja e vlerës monetare në Bankën e Shqipërisë është shoqëruar me thyerje të besueshmërisë së qytetarëve ndaj sistemit bankar dhe kjo do të sjell një ulje të depozitave të qytetarëve në bankat e nivelit të dytë.Duke marrë shkas nga kjo situatë eksperti Kodheli qetëson qytetarët kur thotë se depozitat e tyre janë në të mbrojtura dhe nuk dëmtohen nga vjedhja.“Ndikimi më i madh dhe më tepër negativ për ecurinë e sistemit bankar janë tek psikologjia e qytetarëve në besueshmërinë në sistemit bankar në Shqipëri, sepse qytetari mendon se lëkët e tyre po vidhen, poi vjedh një hajdut. Por nuk është kështu. Bankat e nivelit të dytë janë të pacënushme dhe të garantuara”, tha ai.Ndërsa flet me tone të ashpra për moszbulimin e situatës për një kohë të gjatë, Kodheli ndalet dhe në marrjen e masave që duhet të marr drejtësia për të kthyer besimin e qytetarëve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter