Kosovë, zhytësit kryejnë hedhje me kokë në lumë nga ura

Disa zhytës kryen sot disa hedhje me kokë në një lartësi prej 21 metrash në lumin Drini i Bardhë. Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë mëngjesin e sotëm ku u zhvillua një konkurs në urën e quajtur Ura e Shenjtë. Qindra spektatorë u mblodhën në bregun e lumit për të parë hedhjet spektakolare të zhytësve dhe për të mësuar fituesin e çmimit që jepet çdo vit në periferi të qytetit, rreth 100 km larg nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës. Në konkursin e zhvilluar vihet re dhe pjesmarrja e kampionit të stilit të dallëndyshes në hedhje, Sali Riza Graçina.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter