Babai i Patriot Matoshit: Asnjë pikë loti, po të kishte dhënë jetën për vatan

Kosovë- “ Nëse do të kishte jetën për luftën, për territoret shqiptare, asnjë pikë loti nuk do të kisha derdhur”, ka thënë babai i kosovarit Patriot Matoshi të vrarë dje në Irak.Ramadan Matoshi në një intervistë për “Kohën Ditore” kërkon nga shteti i Kosovës që të zbulojë se si djali i tij ka arritur të shkonte deri në Turqi dhe kush ia kishte mundësuar udhëtimin.Për manipulim dhe indoktrinim, që kanë rezultuar me shkuarjen në luftë dhe me vdekjen e të birit, e akuzon imamin e një xhamie në Gjilan.Shqiptari nga Gjilani u vra dje në luftimet e ashpra në të ashtuquajturin “Kalifat”, territori i okupuar nga organizata terroriste Shteti Issam i Irakut dhe Shamit (ISIS).Faqet e xhihadit në rrjetet sociale e kanë sqaruar edhe mënyrën e vrasjes së tij.“Para namazit të xhumas vllau ynë Patriot Matoshi vdiq (ra shehid ishaaAllah) nga plagët e rënda ndrroi (u godit nga një snajper) jetë luani i madhë i Kosovë dhë në çastet e fundit të jetës së tij, ishte duke berë tekbir, Allahu subhaneu ue te ala e pranoft shehid dhe e bashkoft me pejgamberin (sala llahu alejhi ve selem) dhe me te gjithë shehidat ne xhennetin firdeus.Allahume amin”.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter