Vlorë, vrasja e Endri Yzeirit, shpallet në kërkim autori
Vlorë- Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i vrasjes së 26-vjeçarit, Endri Yzeiri. Në një njoftim zyrtar paraditen e sotme, policia e Vlorës deklaron se ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale A.M, banues në Vlorë.Nga veprimet e kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes ka rezultuar se A. M ka vrarë me armë zjarri Endri Yzeirin pas një konflikti të çastit.Sipas bluve, viktima i shoqëruar dhe nga katër persona të tjerë kanë qenë duke pirë kafe dhe lozur tavëll në një lokal në lagjen “Lef Sallata”, në afërsi të shkollës ” 24 Maji”.Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së 10 gushtit, pranë tavolinës së tyre është shfaqur A.M, i cili ka qëlluar një herë të vetme mbi Endri Yzeirin dhe më pas është larguar menjëherë në drejtim të paditur.Policia shoqëroi mbrëmë katër personat që ishin me viktimën në momentin e ngjarjes, mes tyre dhe dy shtetasit që transportuan 26-vjeçarin drejt spitalit.Ndërkaq materialet, procedurale ju referuan Prokurorisë për veprën penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.Njoftimi i plotë i policisë sotNë vijimësi të informacionit të djeshëm në lidhje me vrasjen e ndodhur në lagjen 24 Maji, nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor është bërë e mundur që brenda një kohe të shkurtër te identififikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi A. M., banues në Vlorë.Nga veprimet e kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes me efektivat dhe Prokurorët më të mirë Kundër Krimeve të Rënda ka rezultuar se shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin Endri Yzeiri pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Po punohet për kapjen dhe prangosjen e autorit, i cili u shpall në kërkim.Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për veprën penale "Vrasja me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 76 dhe 278/4 te Kodit Penal.Si u raportua dje vrasja në VlorëQyteti bregdetar i Vlorës është tronditur mbrëmjen e së dielës se 10 gushtit nga një vrasje me armë zjarri. Fillimisht nga qyteti bregdetar i Vlorës u raportua se një person është paraqitur i vdekur në spital.Më pas policia deklaroi se kemi të bëjmë me vrasje dhe se ngjarja u shënua në nje lokal në lagjen “Lef Sallata”, në afërsi të shkollës ” 24 Maji”, ndërsa viktimë ka mbetur 26-vjeçari , Endri Yzeiri.
(Në foto: Endri Yzeiri i cili u qëllua me plumb në trup në një lokal në lagjen “Lef Sallata” të Vlorës)Mësohet se viktima po luante tavëll në lokal sëbashku me 4 persona të tjerë. Burimet thanë se para se të dëgjoheshin të shtënat e armës në lokal është regjistruar një përplasje verbale, mes 26-vjeçarit që më pas mbeti viktimë dhe një personi tjetër i cili ka nxjerrë armën e tipit pistoletë dhe e ka qëlluar në trup nga një distancë e afër.
(Ne foto: vendi i ngjarjes dhe tavolina ku ishin ulur viktima me te arrestuarit)Me një plumb në trup, Endri Yzeiraj, u nis për në spitalin e Vlorës, por ndërroi jetë rrugës për në spital. Policia shkencore mblodhi provat e para në vendngjarje, ndërsa vetëm pak orë më vonë u njoftua shoqërimi i katër personave të dyshuar.Mes të shoqëruarve janë i dushuari si autor i vrasjes së 26-vjeçarit dhe dy personat që dërguan Yzeiraj në spital. Një tjetër ndodhej në lokal në momentin e vrasjes.Policia lokale po punon për sqarimin e të gjithë ngjarjes, ndërsa motivet e vrasjes janë ende të panjohura.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter