Universitetet e mbyllura, dosjet për transferimin e studentëve para 1 shtatorit

Tiranë- Të gjitha Universitetet private të cilave iu hoq licensa nga MAS duhet të përgatisin dosjet për studentët e tyre, me qëllim transferimin në institucione të tjera arsimore.Numri dy i Ministrisë së Arsimit, Arbian Mazniku, u bëri thirrje Universiteteve ti përmbahen detyrimeve të tyre dhe të bëjnë gati dosjet brenda afatit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, 1 shtatori.“Vendimi i Këshillit të Ministrave publikuar në fletoren zyrtare datë 7 gusht shprehet qartë se institucionet e arsimit të lartë, të cilave u hiqet licensa kanë për detyrë përgatitjen e dosjes për çdo student me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve dhe t’ia vënë në dispozicion vetë studentit pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij brenda datës 1 shtator 2014. Po kështu në të njëjtin vendim thuhet se institucionet e arsimit lartë kanë për detyrim të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore shkencore për vitin akademik 2013-2014 në të gjithë ciklet e studimit ku ata ushtrojnë veprimtarinë dhe për të gjitha programet e studimit të ofruara”.Në kushtet e mospërmbushjes së detyrimeve, Mazniku paralajmëroi penalitete. Ai ftoi dhe vetë studentët të denoncojnë çdo problem që kanë në tërheqjen e dokumentave.“Institucionet e arsimit të lartë që marrin vendime që shkojnë kundër kësaj VKM-je do të përgjigjen para ligjit për çdo veprim të marrë në kundërshtim. Studentëve u bëjmë me dije se MAS u gjendet pranë secilit prej tyre dhe koha kur ishin të braktisur në dorë të piramidarëve ka mbaruar. Ata mund të na shkruajën në çdo moment në një adresë të veçantë të hapur nga MAS, që është [email protected]. Për çdo problem që kanë me tërheqje të dokumentave MAS do të ndihmojë secilin prej tyre. Verifikimi i kriterit të ligjshmërisë është një ndër masat më të rëndësishme marrë në kuadër të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në të cilin u angazhuan më shumë se 40 punonjës me eksperiencë të gjatë pune nga MAS, APAL dhe ISHA. Njerëz të cilët u dedikuan me orë të gjata dhe kanë kryer një proces në më pak se 6 muaj që nuk ishte kryer gjatë gjithë këtyre 20 viteve, duke aplikuar në mënyrë rigoroze ligjin dhe vetëm ligjin. Ligjin ekzistues në Shqipëri dhe udhëzimet dhe vendimet ekzistuese të arsimit të lartë të marra në shumicën e rasteve nga Minsitrat më parë në këtë detyrë”.Zëvëndës.ministri i arsimit theksoi se qëllimi i gjithë këti procesi është vendosja e një vije të kuqe të ligjshmërisë për ti hapur rrugë një tjetër procesi po aq të rëndësishëm, akreditimit të Universiteteve.“Në thelb synimi i MAS dhe gjithë procesit ka qenë të vendosim një vijë të kuqe të ligjshmërisë dhe të sigurojmë që çdo institucion i arsimit të lartë të jetë i aftë ta kalojë këtë vijë të kuqe të ligjshmërisë dhe të sigurojmë që çdo institucion i arsimit të lartë të jetë i aftë të kalojë këtë vijë të kuqe për tu bërë gati më pas për procesin tjetër që do jetë po kaq i rëndësishëm, atë të akreditimit nga një agjenci ndërkombëtare në mënyrë që ti japim fund njëherë e përgjithmonë një sistemi arsimor që ofronte letra dhe jo dije, që ishte jashtë çdo kontrolli, jashtë çdo vëmendje dhe merrte në qafë jetët e mijëra studentëve pa u dhënë dijen për të cilën kishin paguar dhe shpenzuar kohën e tyre, duke bërë në këtë mënyrë shkatërrimin e kapitalit social njerëzor, të cilët më pas duhet të dilnin në tregun e punës pa aftësitë përkatëse. MAS është e përkushtuar ti qëndrojë pranë çdo student në të gjitha hallkat, në të gjitha nivelet në mënyrë që ky proces të kalojë dhe të sjellë ligjshmërinë në sistem, po pa pa sjellë kosto mbi gjithë ata njerëz që u dëmtuan nga ky proces”.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter