Tropojë, i preu energjinë debitorit, elektriçistit i vrasin të birin, plagosin atë dhe djalin tjetër

Tropojë- Një tjetër krim ka tronditur qytetin e Bajram Currit, vetëm pak ditë pas ekzekutimit të një të riu në fshatin Shumicë të komunës Tropojë e Vjetër. Paraditen e sotme konflikti për prerjen e energjisë një familjeje debitore për pak sa nuk shoi një tjetër familje. Shenjestra e plumbave ishte 53 vjeçari Rexhep Metaliaj me profesion elektricist, i cili pak ditë më parë i kishte prerë energjinë elektrike 30 vjecarit Kreshnik Biberajt, nënkryetar i Partisë Demokratike të Bajram Currit. Por plumbat i morën jetën djalit të tij Blerimit, 27-vjeçar ndërsa i plagosur mbetën i ati, vëllai i tij dhe një prej personave në grupin e fisit Biberaj që shtiu me armë zjarri. Vrasja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10:00 në pazarin e qytetit. Viktima Blerim Metaliaj, 27 vjeç ka mbetur i vdekur në vend ndërsa babai i tij Rexhep Metaliaj dhe vëllai Bledar, 30 vjeç janë plagosur. Elektricistit 53 vjeçar, plumbi i preu aortën e këmbës, duke i shkaktuar hemoragji të madhe, ndaj dhe u dërgua për mjekim të specializuar në ish Spitalin e Traumave në Tiranë. Nga plumbat është plagosur edhe Isa Biberaj.Një ditë më parë ka pasur konfrontim fizik mes Metaliajt dhe Biberajt.Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se kanë parë Isa Biberajn, i cili kthehej nga një dasëm, të ndjekë nga pas Rexhep Metaliajn me pistoletë. Pranë kanë qenë dhe pjesëtarë të dy familjeve. Sherri ka përfunduar me të shtëna me armë duke shkaktuar vdekjen e Blerim Metaliajt , djalit të elektricistit, si dhe plagosjen e babait dhe vëllait të tij. Policia ka arrestuar dy pjesëtarë të familjes Biberaj ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Zyrtarisht policia nuk jep motivet e vrasjes që tronditi sot në mëngjes qytetin e Bajram Currit.blerim metaliaj(Në foto: Viktima Blerim Metaliaj (djathtas) dhe i ati i tij Rexhep Metaliaj (majtas))Njoftimi zyrtar i policise së KukësitNë Tropojë, sot me date 11.08.2014 rreth orës 09-50, jemi njoftuar, se në qytetin B. Curri, pas një grindjeje, është vrare me arme zjarri shtetasi Blerim Rexhep Metalia, vjeç 27 si dhe janë plagosur shtetasit Rexhep Metalia vjeç 53 ( i ati i viktimës) si dhe Bledar Rexhep Metalia vjeç 30 . Te plagosurit janë transportuar menjëherë ne spitalin e B. Currit.Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur forcat e Policisë së Komisariatit Tropojë, të Drejtorisë së Policisë Qarkut Kukës dhe po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.Nga ana e policisë është bere e mundur identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij.Vetëm ditën e djeshme në Vlorë u vra një 26 vjeçar, ndërsa në Shkodër dy persona mbetën të plagosur pasi u qëllua me snajper nga kalaja "Rozafa"Ora News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter