Vlorë- Levan, turistët 3 orë të bllokuar në trafik

Vlorë- Sezoni turistik veror është në kulmin e tij dhe pushuesit shqiptarë e të huaj kanë ‘pushtuar’ bregdetin shqiptar, veçanërisht atë të jugut.Megjithatë pasoja e tij, janë vënë re mbrëmjen e së dielës së 10 gushtit, në Vlorë, ku autostrada Levan-Vlorë, ka qëndruar për më shumë se 3 orë e bllokuar për shkak të trafikut të rënduar (nga ora 19:30 -22:30 minuta)Radha e gjatë e trafikut, mësohet se ishte rreth 12 km e gjatë, dhe vetëm pas më shumë se 3 orësh është bërë i mundur zhbllokimi i tij, duke u devijuar nëpër rrugët e vjetra.Siç duket, krahas turistëve, trafiku në Vlorë, ka ardhur edhe si pasojë e qytetarëve që kanë shfrytëzuar fundjavën për tu orientuar drejt bregdetit vlonjat.Ndërkohë trakiku rrugor ka qenë i rënduar ekstremisht në të gjitha akset e qytetit të Vlorës, si në mëngjes ashtu dhe në drekë dhe mbrëmje.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter