A duhet shkarkuar Fullani? Shehu: Pres konkluzionet e Akuzës

Tirane- Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu duke e quajtur vepër kriminale dhe të dënueshme vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë vë theksin tek stabiliteti i sistemit bankar, i cili nuk u dëmtua.I ftuar në Ora News pyetjes nëse Guvernatori Fullani duhet të shkarkohet, Shehu nuk iu përgjigj, duke thënë se do të priste zbardhjen e çështjes nga Prokuroria. Ai e cilësoi atë kriminale, por sipas tij nuk dëmton stabilitetin e Bankës.“Kemi të bëjmë me një vepër kriminale, të dënueshme në të gjitha nivelet. Rëndësi ka që stabiliteti i sistemit bankar nuk u dëmtua. Sistemi ynë bankar ka qenë dhe do jetë stabël. Kjo çështje është në dorë të organeve të drejtësisë. Kushdo qofshin fajtorët do ndëshkohen. Unë si politikan e kam të vështirë të shprehem sepse do të pres konkluzione e prokurorisë për nivelet e krimit. Ne jemi një vend demokratik dhe shoqëria civile ka të drejtën e saj të shprehet konform ligjit për këtë vepër kriminale”, tha ai.Përballë gazetares Enita Mema, Shehu foli edhe për zgjedhjet brenda PD- të cilat i konsideroi pozitive. Ndërsa lidhur me zgjedhjen si kryetar Dege në Kamëz të Xhelal Mziut, Shehu nuk bëri komente, duke folur përgjithësisht për zgjedhjet brenda partisë që përfaqëson, të cilat i cilësoi konform rregullave.“Proçesi i zgjedhjeve në PD ishte një proces pozitiv, Po të shohësh gjithë tablonë e zgjedhjeve brenda PD, vë re në shumicën dërrmuese balotazhe mes kryerave të degave, sepse ka qenë një garë e hapur, me shumë pjesëmarrje. Gjithçka ka qenë konform rregullave. Deri tani ky proçes i brendshëm i saj , i shoqëruar me një zgjerim të PD, me nje tendence për të rikonsoliduar si forcë opozitare përfundoj optimist, duke dhënë mesazhet që duhen dhe që tashmë të dali nga problemet e humbjes në zgjedhje. Tashmë është e gatshme për betejat e reja politike, si zgjedhjet e ardhshme lokale”, tha ai.ISIS në Irak më i rrezikshëm se talebanët e AfganistanitIsh ministri i Jashtëm e quan kërcënim më të madh se atë të talebanëve në Afganistan, atë të organizatës terroriste ISIS. Fushatën e presidentit të SHBA-ve Barak Obama për ndërhyrjen e forcave ushtarake amerikane në Irak e cilësoi si të përgjegjshëm.Në një intervistë për RTV Ora News ai tha këto organizata përbëjnë kërcënim për vlerat e njerëzimit dhe vendet demokratike.“Këto struktura që janë zgjeruar, janë më të rrezikshme se strukturat e dikurshme talebane që morën në dorë Afganistanin. Situata është shqetësuese. Kërcënimi është shumë më i madh se i talebanëve, për gjithë botën demokratike për gjithë principet e lirisë ,së njerëzimit ,të demokracisë, të vlerave, të barazisë burrë-grua. Në këtë drejtim mendoj që autorizimi i presidentit Obama duhet përshëndetur,. Është shumë i përgjegjshëm nga vendi lider për të dënuar ata që kryejnë krime dhe genocide. Të gjithë të solidarizohen, të angazhohen dhe të mbështesin qeverinë amerikane. Sot bota është e vogël ,ajo që po ndodh atje nuk është larg. Terrorizmi dhuna dhe grupet kriminale janë rrezik për të gjithë dhe vlerat e njerëzimit”.Lidhur me situatën mes Palestinës dhe Izraelit, Shehu mendon se këto dy vende duhet të pranojnë bashkëjetësen me njera tjetrën.“Ajo mund të zgjidhet vetëm nëse palet pranojnë bashkëjetesën me njera tjetren. Hamasi nuk pranon ekzistencën e Izraelit, ndërsa Izraeli duhetë jetë më i vetpërmbajtur. Në Gaza duhet të vendoset pushteti i ligjshëm palestinez dhe duhet një projekt i madh zhvillimi social, ekonomik, kulturor i gjithë Palestinës që të jetojnë në paqe me Izraelin”, tha ai.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter